Sport Ndërkombëtar

Zhgënjimi i Pochettinos me Tottenhamin

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, duket të jetë zhgënjyer nga Tottenham Hotspursat që nuk e kishin kontaktuar për një rikthim te klubi.

Kështu së paku thotë modratori i talkSPORT, Alan Brazil, i cili së fundi ka kaluar kohë me ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit.

“Vërtet më pëlqen ai njeri. Mendoj që është pika e djalit, mirëpo një gjë që e di është që ai ishte shumë i zhgënjyer që Spursat nuk e kishin kontaktuar”, ka thënë Brazili.

Tani Pochettino është lidhur me një kalim te Chelsea, teksa Spursat duket se do ta kërkojnë dikë tjetër.

/Shqip.com