Sport Ndërkombëtar

Zhegrova në stol – ndaj Chelseat

Edon Zhegrova

Përsëri në stol.

Edon Zhegrova nuk është pjesë e formacionit startues te Lilles – në ndeshjen e sontme kundër Chelseat, e cila nis me fillim nga ora 21:00.

Sulmuesi nga Kosova – të njëjtin fat e pati edhe takimin e kaluar kundër londinezëve – por arriti që të paktën të inkuadrohej për pak minuta dhe e shijoi ndjesinë e Ligës së Kampionëve.

May be an image of text that says "LOSC LINEUP UP VS CHELSEA 30 LEO JARDIM 2 3 ZEKI ÇELIK TIAGO DJALÓ Sven BOTMAN Gabriel GUDMUNDSSON José FONTE Jonathan BAMBA 5 6 7 8 9 xeKa Jonathan DAVID 17 BURAK YILMAZ Benjamin ANDRÉ 21 SUBSTITUTES 1. Grbić. 40. Raux Ben Arfa 19. Lihadji 20. Gomes. 22. Weah 23. Zhegrova 24. Onana 29. Bradarić"
Formacioni startues i Lliles

Së bashku me Edonin – në stol është edhe Hatem Ben Arfa.

Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të anglezëve.

Në të njëjtin orar – zhvillohet edhe takimi ndërmjet Juventus dhe Villarreal – që në raundin e parë mbaroi me rezultat 1-1. /Shqip.com