Sport Shqiptar

Zhegrova në radarin e klubeve gjermane

LILLE, FRANCE - MARCH 06: Edon Zhegrova of Lille OSC celebrates after scoring his team's 4th goal during the Ligue 1 Uber Eats match between Lille OSC and Clermont Foot at Stade Pierre Mauroy on March 6, 2022 in Lille, France. (Photo by Sylvain Lefevre/Getty Images)

Edon Zhegrova e nisi vitin 2024 në mënyrë fantastike me tri gola dhe dy asistime në ndeshjet e Kupës së Francës.

Paraqitja e tij e mirë, ka bërë që shumë klube evropiane të nisin ta vëzhgojnë lojtarin që tashmë po quhet “Messi i Kosovës”.

Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg, ka njoftuar për Zhegrovën kanë interesim disa klube të Bundesligës.

Sipas tij, klubet gjermane janë duke e monitoruar ish-futbollistin e Baselit, të cilin e duan qysh në janar.

Synim i tij është që të luajë në Top 5 klubet gjermane, jo më poshtë.

Lista e klubeve të interesuara nuk mbaron me kaq.

Për të kanë shprehur interesim edhe ekipet në ligat tjera të forta evropiane.

Aktualisht, kartoni i yllit kosovar vlerësohet në mes 17-20 milionë euro.

/Shqip.com