Sport Ndërkombëtar

Zhegrova mungon kundër Marseilles

Trajneri i Lille, Paulo Fonseca, nuk do të ketë në dispozicion Edon Zhegrovan për udhëtimin drejt Olympique de Marseille të shtunën në League 1.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri në konferencën para ndeshjes.

Sulmuesi i Kosovës ka një problem me muskujt dhe pritet të mos jetë i gatshëm as për ndeshjet e kombëtares.

Ai ka luajtur me skuadrën e Lille në pesë ndeshje këtë stinor, por është ende në kërkim të golit të parë.

Lille dhe Marseille do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të grupit në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do të përballen kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros./Shqip.com