Zhegrova – jep sinjale pozitive për ndeshjet e qershorit
Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi sot – stërvitjen e tretë në prag të ndeshjeve për Ligën e Kombeve.
Për ëebsiten e FFK-së, Edon Zhegrova ka lënë të dihet se gjithçka po shkon mirë dhe se synojnë fitore.
“I kemi filluar shumë mirë përgatitjet dhe gjithçka po shkon si duhet. Është shumë e rëndësishme që ta nisim nga ndeshja e parë me fitore dhe ky është qëllimi ynë sepse kjo do të na japë vetëbesim për ndeshjet e radhës”, tha ai.

Teksa, shtoi se “humica e lojtarëve kanë pasur sezon të mirë të klubet e tyre dhe nuk do të jetë vështirë, pasi është gjithmonë nder kur e përfaqësojmë Kombëtaren e Kosovës. Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne dhe për gjithë Kosovën, andaj shpresojmë të arrijmë sa më shumë rezultate positive”.
23 vjeçari la të kuptohet se “qëllimi ynë është të jemi të parët në grup dhe të arrijmë sa më lart. Duhet të luajmë çdo ndeshje për fitore”

Majtaku zhvilloi një gjysmësezon të mirë në Ligue 1 – me Llilen.
Ai zhvilloi 13-të ndeshje kampionale, teksa regjistroi dy gola dhe një asistim.
Përndryshe, ndeshjen e parë Kosova e zhvillon në udhëtim te Qipro më 2 qershor, në stadiumin “AEK Arena” me fillim nga ora 18:00.