Zhegrova “hero” i Baselit
Publikuar:
(17.10.2021 18:54:08)

Edon Zhegrova është shndërruar në “hero” të Baselit, në ndeshjen që ata e zhvilluan sonte kundër Sionit.
Sulmuesi nga Prishtina, ka shënuar gol në minutën e 89-të, për të i siguruar ekipit zviceran pikët e plota, shkruan Shqip.com.
Ai shënoi gol të bukur me të majtën, duke e treguar që është rikthyer në elementin e tij më të mirë.
Për Baselin kjo ishte fitorja e gjashtë këtë sezonë në Superligën e Zvicrës.
22 vejçari ka regjistruar dy gola dhe tri asiste në këtë kampionat, duke i ndihmuar Baselin për të qëndruar në vendin e parë në elitën e futbollit në Zvicër.
Kjo ishte ndeshja e dytë e tij – që nga rikthimi prej lëndimit, i cili e mbajti jashtë fushës së gjelbër për më shumë se tre javë./Shqip.com