Sport Shqiptar

Zhegrova: Herët a vonë do të luaj për Barcelonën

Edon Zhegrova

Në Kosovë e krahasojnë me Messin, për shkak të stilit të lojës.

Ëndrra e tij është të luaj në Barcelonë.

Edon Zhegrova ka shpalosur edhe një herë synimin e tij të kahmotshëm, për të luajtur në “Camp Nou”.

“Dua të shkoj hap pas hapi. Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”, tha sulmuesi nga Prishtina.

Zhegrova është duke kaluar më formë fenomenale – këtë seoznë.

FC Basel 1893 🇬🇧 on Twitter: "🏥 Edon Zhegrova will miss tomorrow's game  against @apoelfcofficial after straining his left thigh during yesterday's  training. We wish him a swift recovery! #FCBasel1893 #zämmestark  https://t.co/P8fXIkC5gc" /
Edon Zhegrova

Ai ka zhvilluar tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës, ndërsa është autor i dy golave dhe gjashtë asistimeve.

Paraqitje të mira ka zhvilluar dhe në Conferece League, ku ka shënuar dy herë, në katër paraqitje.

22 vjeçari ka kontratë valide me skuadrën zvicerane deri në vitin 2023.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është dy milionë euro.

Ndërsa, Baseli mbetet në vendin e dytë në futbollin elitar të Zvicrës, me 31 pikë të zhvilluara.

Gjashtë më pak se Zurich që është lider. /Shqip.com