Sport Ndërkombëtar

Zhegrova futet në formacionin e javës në Francë pas shkëlqimit me Lillen

Edon Zhegrova

Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon një formë shumë të mirë sportive.

Sulmuesi dardan realizoi golin e Kosovës në barazimin 1-1 ndaj Andorrës, ndërkohë që ishte protagonist në fundjavë në Ligue 1.

24-vjeçari shënoi dy gola në suksesin 3-1 të Lille kundër Lorient, duke ardhur nga stoli.

Zhegrova u fut në fushë në minutën e 82’ dhe ia doli të dërgonte dy herë topin në rrjetën kundërshtare.

Edoni është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin francez të futbollit.

Zhegrova u vlerësua me notën 9. Më mirë se ai vetëm Alexis Flips i Reims, i cili shënoi dy herë në triumfin 0-3 të skuadrës së tij në fushën e Nantes.

Zhegrova numëron 3 gola dhe 5 asiste sezonalë në Ligue 1.

Lille renditet në vendin e pestë dhe po lufton fort për të siguruar kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com