Lajme

Zhduket një e mitur në Korroticë e Epërme të Drenasit

Ilustrim
Ilustrim

Është raportuar e zhdukur një e mitur në Korroticë e Epërme të Drenasit.

Sipas policisë ajo është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Korroticë e Epërme, Gllogoc 16.04.2024, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com