Lajme Botë

Zhduket një avion ushtarak italian

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur.

Lajmi është konfirmuar nga burime në aeroportin civil. Sipas të njëjtave burime në zonë po kryhen kërkime edhe me ndihmën e një helikopteri.

Avioni që besohet se u rrëzua në zonën e Trapanit është një avion luftarak Eurofighter. Për momentin po vijojnë kërkimet për pilotin i cili shpresohet të ketë arritur të shpëtojë veten duke u hedhur me parashutë.

Kontakti me kullën e kontrollit u ndërpre ndërsa Eurofighter Typhoon, një përgjues luftarak me shumë qëllime, po i afrohej aeroportit në zonën Guarrata të Marsala ku po përqendrohen kërkimet, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.

Avioni besohet se u rrëzua në Locogrande, disa kilometra në veri të Marsala. Kjo është zona e bregdetit ku po përqendrohet kërkimi i pilotit.

/Shqip.com