Lajme

Zhduket 47-vjeçarja në Klinë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Drita Colaj, e cila është zhdukur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Policia ka publikuar edhe fotografinë dhe të dhënat.

Drita Colaj është lindur më 4 janar të vitit 1976 në Zllakuqan të Klinës.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

 DRITA (Bardhec) COLAJ e lindur me 04.01.1976 në Zllakuqan-Klinё.

 PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)/ – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë/ – E-mail adresa: [email protected]

/Shqip.com