Zhduken dy persona, një në Gjakovë dhe një në Mamushë
Publikuar:
(15.01.2024 09:50:50)

Në raportin 24 orësh janë raportuar dy persona të zhdukur, një në Gjakovë dhe një në Mamushë. Në Gjakovë është zhdukur një grua, ndërsa në Mamushë një burrë.
“Gjakovë 13.01.2024-16:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se që nga data e cekur viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”
“Mamushë / 12.01.2024 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.”
/Shqip.com