Kulturë Kino

Filmi “Zgjoi” me turne në kinematë gjermane

Filmi i suksesshëm i kinematografisë kosovare “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit do të zhvillojë turne në kinematë e Gjermanisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të filmit janë bërë të ditur vendet dhe datat se kur do të shfaqet.

Duke filluar nga 2 shtatori deri më 7 shtator, filmdashësit do të kenë mundësinë të shohin filmin “Zgjoi”, në Gauting, München, Frankfurt, Essen, Hamburg dhe Berilin.

Filmi “Zgjoi”, konsiderohet ndër filmat më të suksesshëm të Kosovës, i cili u fut në listën e ngushtë për çmimet “Oscars”.

‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.