Kulturë Kino

‘Zgjoi’ fillon të shfaqet edhe në kinematë në Greqi

Filmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit vazhdon rrugëtimin në kinematë botërore.

Së fundmi filmi “Zgjoi”, do të shfaqet edhe nëpër kinematë e Greqisë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë llogaria zyrtare e filmit në Facebook, ku tutje thuhet se në muajin prill do të fillojë të shfaqet edhe në Zvicër e Francë.

“Zgjoi”, konsiderohet si ndër filmat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës, duke arritur kështu edhe në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Filmi tregon historinë e grave të Krushës dhe rezistencës së tyre pas luftës së fundit në Kosovë.

“Zgjoi”, u cilësua gjithashtu si ambasador kulturor i Kosovës.