Sport Ndërkombëtar

 Zgjidhet goli më i bukur i ndeshjeve çerekfinale në Champions (VIDEO)

Goli i spektakolar i Rodrit me të cilin Manchester City hapi rezultatin në fitoren e madhe 3-0 ndaj Bayern Munich , doli si më i bukuri i çerekfinaleve të para të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori 26-vjeçar mposhti Sommerin me një goditje me të majtën në hyrje të zonës.

Gjithsesi ndeshjet e para çerekfinale patën edhe gola tjerë të bukur, por ai që u shënua nga anëtari i Manchester Cityt u vlerësua si më i bukuri.

/Shqip.com