Lajme Ballkan

Zgjedhjet Presidenciale/ Menduh Thaçi: Bujar Osmani do të marrë dyfishin e votave përballë Taravarit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaҫi ka deklaruar se kandidati i “Frontit Europian”, Bujar Osmani do të fitojë dyfishin e votave përball Arben Taravarit në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Thaҫit, natën e shpalljes së rezultateve kreu i koalicionit “Fronti Europian”, Ali Ahmeti do të mbajë konferencë si fitues në kampin shqiptar.

Megjithatë, ai deklaron se në kampin maqedonas, VMRO-ja do të jetë fituese.

“Bujar Osmani do të fitojë dyfishin e votave kundrejt Taravarit. Mickoski do duhej të thoshte, do të koalicionojmë me partinë që ka legjitimitetin e popullit. Ali Ahmeti sigurisht do të thotë është herët për të vendosur se cilin kandidat do e votojmë. Qeveria e ardhshme mendoj unë, VMRO-Fronti Europian”, tha ai.

/Shqip.com