Lajme Ballkan

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, më 11 qershor

Foto Ilustruese

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më 11 qershor.

“Duke zbatuar nenin 92, paragrafin 5, mora vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për 11 qershor”, tha Gjukanoviqi në një konferencë për media, raporton transmetuesi publik i Malit të Zi.

Presidenti malazez tha se i është përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës.

“Thirrjes për konsultime nuk iu përgjigjën liderët që pretendonin se kishin shumicën e nevojshme. Prandaj edhe sot, sikur edhe atëherë, jam i bindur se zgjidhja më e mirë është shkurtimi i mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se si president ka kërkuar mendim edhe nga Komisioni i Venecias.

“Dihet se përfundoi përpjekja e Miodrag Lekiqit për të formuar qeverinë, e cila vërtetoi se nuk ka pasur shumicë dhe nuk e ka as sot”, tha presidenti malazez.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviqi nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit, raporton RTCG.

Këtë vendim ai e mori pasi shumica parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje. Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.

/Shqip.com