Lajme

Zgjedhjet në Tërnovc të Madh- kaq votues kanë dalë deri tani

Në Tërnovc të Madh të Bujanocit është duke u votuar për herë të pestë për zgjedhjen e përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Serbi për mandatin e vetëm në Kuvend.

Nga mëngjesi e deri në ora 16:00, janë votuar 400 votues.

Kështu ka thënë për SHQIP.com, Belgzim Kamberi kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

“Për momentin procesi është duke shkuar në rregull. Deri tani kanë votuar 400 votues”, tha ai.

Marrë parasysh që është hera e pestë që po votohet në këtë komunë, Kamberi tha se “trendi i daljes së votuesve është pozitiv”.

Ilustrim

Ndërsa, shtoi se në krahasim me herët e kaluara, niveli i daljes së votuesve është më i lartë.

Të drejtë vote në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në këtë fshat kanë 1,089 votues.

Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor./Shqip.com