Lajme Ballkan

Zgjedhjet në Mal të Zi:  Gjukanoviq prin në rezultate

Milo Gjukanoviq

Në bazë të 76 % të votave të përpunuara, në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq ka fituar më shumë vota – 35,1 % , njoftoi Qendra për Monitorim dhe Sitrazhivanje (CEMI).

Në vend të dytë është një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, me 29.1 % tw votave.

Qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë hapur mëngjesin e sotëm në orën shtatë dhe janë mbyllur në orën 8:00.

Sipas të dhënave të CDT-së, deri në orën 20:00 në zgjedhjet presidenciale votuan 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues, raporton N1.

/Shqip.com