Lajme

Zgjedhjet në Kosovë / Konjufca: Të vendoset a më mirë verës apo vjeshtës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse kërkon dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur. Por, sipas tij, për kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.

“Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje; të gjithë po thonë se është sivjet por ky vit i ka edhe disa muaj. Nuk mund të ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, ka theksuar Konjufca.

/Shqip.com