Lajme Botë

Zgjedhjet në Kili – përballje e dy ekstremeve politike

Ilustrim.

Që nga viti 1990 kur Kili u transformua në demokraci, zgjedhjet e sotme do të jenë tejet të rëndësishme për vendin me 19 milionë banorë që ta marrë orientimin politik dhe ekonomik, kanë raportuar mediat ndërkombëtare.

Balotazhi për president përballë dy krahët e kundërta. Krahun e majtë ku përfshihet edhe Partia Komuniste e drejtuar nga ish-lideri studentor, Gabriel Boric.

Në anë tjetër është José Antonio Kast, një i djathtë ekstrem neoliberal.

Fushata është përcjellur me përçarje të mëdha në kombin e Amerikës Latine.

Të dy palët kanë botëkuptime të kundërta që nga privatizimet e deri te të drejtat e njeriut.

“Nëse neoliberalizmi lindi në Kili, këtu do ta ketë varrin”, kishte thënë Boric, një 35 vjeç i majtë me prejardhje kroate.

Në anën tjetër, Kaste ka thënë se demokracia e Kilit gjendet në rrezik, sidomos ekonomia e tregut. /SHQIP.COM