Lajme

Zgjedhjet lokale/ Mbyllen Qendrat e Votimit në Kosovë, rezultatet paraprake pas 2 orësh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e reja të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet lokale deri në ora 19:00.

Sipas të dhënave të KQZ-së të procesuara deri në ora 19: 29 nga rreth 95 për qind e vendvotimeve në nivel republike, kanë votuar 30.07 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 791.123 votues.

Kosova përfundoi votimin për zgjedhjet lokale

Ora 19:00 – Me të shënuar ora 19:00 ka përfunduar edhe procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.

Por, sipas raportimeve të ekipeve të RTK-së në disa komuna të Kosovës, ende ka qytetarë që po presin radhën për të kryer këtë të drejtë qytetare.

Ndërkohë KQZ-ja ende i ka të dhënat e orës 17:00, e që po vazhdojnë të përditësohen nga momenti në moment. Deri tash sipas përditësimeve nga Komisioni Qendror, të proceduara nga rreth 96 për qind e vendvotimeve në nivel vendi,kanë marrë pjesë në zgjedhje 32.90 për qind e qytetarëve.

/Shqip.com