Lajme

Zgjedhet Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Arsim Fetahu është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina.

Ai është zgjedhur kandidati më i suksesshëm në këtë pozitë nga penalistët, pasi mori 28.3 pikë nga 40 gjithsej.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se, kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina”, në afatin prej tetë ditëve.

Ky proces është monitoruar nga Projekti i Ambasadës Britanike(BDO) për emërtime në pozita të larta.