Lajme

Zgjatet bashkëpunimi mes KFOR-it dhe FSK-së

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

KFOR-i përmes një njoftimi në Twitter thotë se në takimi u diskutua për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot z. Armend Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Megjithatë sipas tyre, ata rinovuan bashkëpunimin në raport me operacionet civile të FSK-së.

“Ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet tutje ë njoftimin e KFOR-it në Twitter.

/Shqip.com