Ekonomi Biznes

Zgjatet afati i aplikimit për Fazën 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në Thirrjen e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët 03/2022, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për Fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022.

Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Ekonomisë.

Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

/Shqip.com