Lajme

Zgjaten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Deri në tri orë janë duke pritur mërgimtarët për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Muçibabë.

Ndërsa, deri në 15 minuta po presin mërgimtarët për të hyrë përmes kufirit në Merdare.

Ndërkaq përveç tek Dheu i Bardhë ku pritjet janë 90 minuta për të dalë nga Kosova, në pikë-kalimet tjera kufitare nuk ka pritje.

Këto të dhëna janë marr tek Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

/Shqip.com