Lajme

Zëvendëssekretari i NATO-s të enjten në Kosovë, takohet me Osmanin e Rakiqin

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana

Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën të enjten e 7 korrikut.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e NATO-s, Oana Lugescu.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit.

Siç thuhet në komunikatë, ata do të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.

Priten takime edhe me shefat e misionit të Bashkimit Evorpian në Kosovë, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut./Shqip.com