Lajme

Zëvendësministrit të Drejtësisë do t’i kontrollohet pasuria

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Sot gjatë ditës, Agjencia kundër Korrupsion ka bërë të ditur se nga 4662 zyrtarë, 932 prej tyre do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Në mesin e zyrtarëve të cilët do tu kontrollohet pasuria është edhe zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallahut pritet ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë së bashku edhe me 931 zyrtarë tjerë.

Sipas deklarimit të pasurisë të publikuar gjatë ditës së djeshme nga AKK-ja del se Sallahu  posedon një banesë në vlerë prej 45 mijë eurove, një veturë në vlerë prej 3.500 euro.

Po ashtu tek pjesa e parave të gatshme del se Sallahu posedon para në dy banka, një në Kosovë dhe një në Turqi.

Në Kosovë ai posedon 1.560 euro ndërsa në Turqi posedon 5000 lira para të gatshme.

Sallahu ka deklaruar se merre 10 mijë e 133 euro pagë vjetore si zëvendësministër dhe 720 euro për mëditje dhe shërbime profesionale.

Këtu mund ta gjeni listen e plotë të zyrtareve të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë./Shqip.com