Sport Ndërkombëtar

“Zëvendësimi magjik” – nuk funksionoi sonte

Chelsea-Liverpool

Edouard Mendy u largua nga fusha e gjelbër, në vend të tij – u inkuadrua Kepa Arizabalaga.

Ky ishte një sinjal i qartë – se loja po shkonte në penalti. Ky skenar – ka funksionuar disa herë dhe Kepa doli hero.

Por, jo edhe sonte.

Image
Momenti kur Kepa e humbi penaltinë

Chelsea ka pësuar humbje në finalen e “Carabao Cup” – pas ekzekutimit të penaltive, teksa i vetmi që gaboi nga pika e bardhë ishte Arizabalaga.

Sonte ai doli të jetë “fytyra tragjike”.

https://twitter.com/Nabeel_umarr/status/1498017705093386259?s=20&t=tnm6YsNzwecB8BkBXGPHlw
Momenti kur Arizabalaga e humbi penaltinë

Pasi ndeshja përfundoi – pa gola edhe pas vazhdimeve, trofeu u vendos pas ekzektuimit të penaltive.

Nga 22 sa u goditën gjithsej – nga të dyja skuadrat vetëm Kepa nuk e tundi rrjetën.

Teksa, në taborin tjetër festa shpërtheu.

Për Liverpoolin – ky është edhe një tregues i formës së lartë nëpër të cilën po kalon në këtë sezon dhe ende janë në garë për të gjithë trofetë.

“The Reds” thyen edhe një rekord me këtë fitore, pasi u bënë skuadra e parë që e ka fituar nëntë herë “League Cup”./Shqip.com