Sport Shqiptar

Zërina Shatri, MVP e xhiros së 12-të

Në fundjavë është zhvilluar xhiro e 12-të e Superligës së Femrave. Ndeshja më interesante e kësaj xhiro u zhvillua në kryeqytet mes Prishtinës dhe Trepçës, ku triumfuan vajzat e bardhë e kaltër me rezultat 67:58.

Më e mira e kësaj xhiro dhe ndeshjes ishte qendra Zërina Shatri, e cila kontribuoi me 19 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime. Ajo u tregua e saktë 9/14 për dy pikë dhe 1/1 nga gjuajtja e lira. Në këtë përballje u dallua edhe Sarah Mgbeike me 16 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime, njofton FBK, përcjell Shqip.com.

Lideri Bashkimi arriti fitore të lehtë ndaj United Basketball me rezultat 32:66, për të vazhduar serinë pozitive, ku më e mira ishte Dasiva Evnas, e cila realizoi 16 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Fitore arriti edhe Penza në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat 50:88, ku më të mirat e kësaj ndeshje ishin Saranda Daci me 20 pikë, 17 kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Jeta Zeka me 18 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Top pesëshja

Zërina Shatri (Prishtina) 19 pikë, 13 kërcime, 4 asistime

Saranda Daci (Penza) 20 pikë, 17 kërcime, 6 asistime

Jeta Zeka (Penza) 18 pikë, 9 kërcime, 5 asistime

Sarah Mgbeike (Prishtina) 16 pikë, 14 kërcime, 4 asistime

Dasiva Evans (Bashkimi) 16 pikë, 7 kërcime, 3 asistime

/Shqip.com