Lajme

Zeqiri: Gjatë vitit 2023, rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. Zeqiri ka theksuar se shumica e tyre janë me një përvojë mbi 10 vjet.

Duke theksuar se të shumica (e të dorëhequrve) prej tyre janë më përvojë mbi 10-vjeçare, Zeqiri ka shtuar se dorëheqja po bëhet për shkak të kushteve jo të mira.

“Deri në fund të nëntorit të viti të kaluar, dorëheqje vullnetare kanë dhënë nga policia 87 zyrtarë policorë. Pa përfshirë muajin dhjetor, e që mendoj që ka rritur shifra afër 100 dorëheqje e që nuk janë pak. Po e them me pak përjashtime, mund të jetë ndonjë zyrtar që ka filluar para tre ose katër vitesh, përndryshe, të gjithë ata janë më një përvojë 10 ose 15-vjeçare në Policisë e Kosovës… është për dhimbje, për keqardhje se ne po dëmtohemi si institucion, po dëmtohet vetë shteti e në këtë rast vetë populli, kur e di që një pjesë e profesionistëve po ikin për shkak të mbijetesës, nuk po kërkojnë luks”, ka thënë Zeqiri në Dukagjin.

/Shqip.com