Zeneli shënon në fitoren e Reimes

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, e ka ndihmuar skuadrën e tij, Reimes, të rikthehet te fitorja.
Reimes mposhti Lorientin me rezultat të ngusht 2:1.
Skuadra e Christophe Pelissier morri epërsinë në fillim të ndeshjes me një gol nga Arbër Zeneli, i cili e shfrytëzoi mbrojtjen e organizuar keq të vendasve.
Ky ishte goli i parë i kosovarit për këtë stinor dhe erdhi në minutën e 17-të.
⚽️🇫🇷🇽🇰| ZENELI GOAL
Arber Zeneli has scored @StadeDeReims opening goal against @FCLorient in @Ligue1UberEats!
His form since coming back from injury:
🏟 7 games
⚽️ 1 goal
🅰️ 3 assistArber “R2” Zeneli is back 😍pic.twitter.com/Q7yevtoZyV
— Kosovars Abroad (@KosovarsAbroad) May 1, 2022
Por, Lorienti arriti ta barazoj rezultatin me golin e Terem Moffi.
Megjithatë Reimes nuk u dorëzua dhe siguroi tri pikë të plota me golin e El Bilal Touré.
Reimes gjendet në vendin e 12-të, kurse Lorient është në vendin e 16-të.
Zeneli këtë stinor ka vuajtur nga lëndimet e shumta dhe ka luajtur vetëm tetë ndeshe, por gjatë kësaj kohe ka shënuar një gol dhe asistuar tri të tjera./Shqip.com