Zeneli e vazhdon rrugëtimin me Reims
Publikuar:
(17.05.2022 19:30:18)

Pati shumë lëndime, por nuk u dorëzua.
Ai u rikthye përsëri në fushën e gjelbër për ta rigjetur verisonin e vjetër.
Arbër Zeneli ka vazhduar kontratën me Reims – deri në vitin 2025.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra franceze përmes një postimi në Facebook.
Arbëri – tashmë është 27 vjeçar, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është katër milionë euro.
Këtë sezon – ai ka zhvilluar tetë paraqitje në Ligue 1, teksa është autor i dy golave dhe tri asistimeve.
Fakti që ka lënë lëndimet prapa krahëve është një lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës – pasi ai mbetet një lojtar tejet i rëndësishëm për Dardanët. /Shqip.com