Sport Shqiptar

Zendeli: Ky sport kushton shumë, kemi pasur vështirësi financiare

Lirim Zendeli

Bëri bujë të madhe kur kaloi në Formula 2, por asgjë nuk shkoi sipas planit.

Lirim Zendeli u detyrua të tërhiqet nga garat e shpejtësisë në moshën 22 vjeçare – për arsye ekonomike.

I ftuar në emisionin “Procesi sportive” në Top Chanel, ai ka rrëfyer ndër të tjera – koston e madhe që e ka ky sport.

“Duhet mbështetje financiare, pasi ky sport kushton shumë. Kemi pasur vështirësi financiare. Të kalosh në Formula 1 nuk është e lehtë.

Në fillim duhet të garosh për skuderi të mira në Formula 2 dhe të sjellësh rezultate ose edhe të fitosh kampionatin në Formula 2. Kemi pasur shanse të bashkëpunonim me Formula 1, kisha disa kontakte, por nëse vazhdoja në Formula 2.Shuma që duhet mbledhur është 1.3 milionë euro.

Relaxing on a boat, hanging with his favourite rapper, and playing  football: Getting to know the real Lirim Zendeli
Lirim Zendeli

Në Formula 2 duhet të ruhesh shumë se nëse unë bëj gabimin tim në garë dhe dëmtohet makina, duhet t’i paguaj unë paratë”, ka rrëfyer Zendeli.

Ndërsa, ai tregoi që e kishte pasur fatin ta njihte Michael Schumaer, i cili është piloti me më së shumti tituj në historinë e Formula 1, gjithsej shtatë.

“Shumacher unë e njoh edhe familjarisht. Ka qenë shefi i ekipit kur unë garoja disa vite më parë dhe kam qenë bashkë me djalin e tij”, tha piloti shqiptar.

Lajmi për tërheqjen e Lirim Zendelit kishte bërë bujë të madhe mediatike, pasi ai konsiderohej si një talent i madh në këtë sport./Shqip.com