Kulturë Kino

Zendaya mund të jetë regjisore e sezonit të ardhëm të “Euphorias”

Aktorja e njohur 25 vjeçare Zendaya, ka zbuluar se do të drejtonte episodin e gjashtë të sezonit të dytë, por ajo ishte e nevojshme para kamerës në “Euphoria”.

Aktorja dhe producentja ekzekutive e serialit dramatik të HBO-së së e cila luan rolin e të varurës nga droga së fundmi tha se ajo ka aspirata të tjera për prapaskenat.

Zendaya tha se dëshiron të drejtojë serialin dhe në fakt duhej të bënte në sezonin e dytë, por nuk ndodhi.

“Eshte qesharake. Unë në fakt duhej të drejtoja episodin 6, por më pas duhej të luaja në të”, tha ajo. Nuk kisha kohë të mjaftueshme, kështu që për fat të keq, nuk munda këtë herë. Doja të kisha kohë të mjaftueshme për ta bërë atë në mënyrën e duhur.”

Mmegjithëse, ajo tha se ndoshta në sezonin e ardhshëm kjo ka gjasë të jetë e mundur.

Kanë qenë vetëm katër regjisorë gjithsej në të gjithë Euphoria, me shumicën e regjisë nga krijuesi dhe shkrimtari i serialit Sam Levinson.