Rozë

”Zemra rreh akoma për të”, Graniti flet për ish-partneren e tij

Granit Cana

Ish-futbollisti Granit Cana është njëri ndër konkurrentët më të përfolur të “Big Brother VIP”.

E gjithë kjo për shkak të raporti që ka krijuar me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbrëmjen e së enjtes ai ka zgjedhur të tregojë për Fifin dhe Ilirin një ‘’plagë zemre’’ që e vuan prej disa kohësh.

“Kam bashkëjetuar me një vajzë nga Peja. U shpenzuam shumë me njëri- tjetrin pasi rrinim gjithë ditën bashkë. Erdhi një moment që gjithçka u bë toksike. Ama ka qenë diçka shumë e fortë’’,- tha Graniti.

Graniti shtoi se edhe ajo ka qenë shumë xheloze, dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë edhe hyrja e Granitit në ‘’Big Brother’’.

Pas kësaj Fifi ka shprehur një lloje xhelozie duke thënë së mezi është ka pret që të hyjë ndonjë mashkull i ri në shtëpi.

“Menxi jam duke pritur o Ilir që të hyjë ndonjë mashkull në shtëpi e që është sigle”.

Pas kësaj, Graniti ka qeshur me ironi./SHQIP.com