Zemra e ish-futbollistit të njohur pompon vetëm 30% të volumit
Publikuar:
(20.01.2023 08:31:54)
Marc Overmars ka pësuar dëmtime “të pariparueshme” në zemrën e tij pas një arresti kardiak muajin e kaluar.
Ish-anësori i Ajaxit, Barcelonës dhe Arsenalit u shtrua në spital më 29 dhjetor pas një goditjeje në zemër që u raportua si e lehtë.
Royal Antwerp, ku Overmars punon si drejtor i futbollit, tha se 49-vjeçari ishte “mire” kur lajmi u zbulua një ditë më vonë.
Gazeta “De Telegraaf” megjithatë ka zbuluar se gjendja e Overmars është më e keqe se sa ishte raportuar fillimisht.
Thuhet se zemra e tij është në gjendje të pompojë gjak vetëm në 30 për qind të vëllimit normal dhe se një pjesë e muskulit të zemrës i ka vdekur.
/Shqip.com