Lajme

Zemaj vjen me një propozim për Shëndetësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një konferencë për media ka paraqitur një propozim lidhur me një Projektligj për sektorin e shëndetësisë.

Ky projektligj do të përbëhet nga 128 nene sipas Zemaj.

Ai ka shtuar se në krijimin e këtij projektligji kanë punuar shumë ekspertë të fushës së shëndetësisë.

“Duke vendosur shëndetin e qytetare dhe avancimin e shërbimeve kujdesemi për mirëqenien  e qytetarëve. Sot po procedoj projektligjin për shëndetësi si nismë legjislative.’’ ka thënë Zemaj.

Sipas Zemaj ky projektligj rregullon procesin edukativ arsimor dhe përcakton profile të profesionistëve.

Zemaj ka shtuar se Kosova ka nevojë për ligj të ri./Shqip.com