Lajme

Zemaj: Vala e COVID-it ka marrë përpjeten, për Qeverinë prioritet mbetet mashtrimi

Armend Zemaj, deputet i LDK-së
Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar rritjen e rasteve me COVID-19 – ku po ka edhe viktima.

Zemaj ka akuzuar Qeverinë për mungesë veprimi dhe sipas tij infeksionet tashmë kanë marrë tëpjetën.

“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.084 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 1.219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi”, ka shkruar  ai në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë konfirmuar  1.084 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Lexo edhe:
Një i vdekur dhe 1084 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në Kosovë janë 4.902 raste aktive.

Megjithatë, gjatë këtij 24 orëshi janë shëruar 406 qytetarë./SHQIP.com