Lajme

Zemaj: Takimi i Ohrit shpërfaqë mashtrimin 15-vjeçarë të Kurtit dhe LVV-së

Armend Zemaj, deputet i LDK-së
Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit shpërfaqë mashtrimin 15-vjeçarë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Zemaj tha se ky takim zbuloi kauzat e rreme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Takimi i Ohrit e ka shpërfaqë mashtrimin 15-vjeçarë të kryeministrit ose kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje ose kryeministrit Albin Kurtit”, tha Zemaj.

Madje, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, Zemaj tha se do t’i  kushtojë shumë Kosovës në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë.

“Kjo që është parë e sidomos edhe në aneksin do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë, por një njeri i cili nuk e ka fare problem që të anashkalojë të gjitha ato fjalë të bëra e të gjitha ato qëndrime dhe ti zhbëjë me një buzëqeshje kundërshtim  me parimet e tij dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk presim diçka më mirë”.

Kurse, për pjesën ku flitet për komunitetin serb, Zemaj thotë se nuk është gjë tjetër përveç krijimi i një pushteti të ri i disfavorshëm për Kosovën.

/Shqip.com