Lajme

Zemaj për Qeverinë Kurti: Pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

“Qeveri pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme, me fjalë shumë e aspak punë”. Kështu e ka përshkruar Qeverinë Kurti, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Shqip.com.

Teksa foli për situatën me pandeminë, Zemaj u shpreh se “keqmenaxhimi”, i kësaj qeverie po thyen rekorde të zeza në vazhdimësi duke thënë se mbi 100 qytetarë kanë vdekur për katër ditë.

Ai foli edhe për terminet e vaksinimit kundër Coronavirusit, duke thënë se ka mjaftueshëm vaksina e nuk ka termine të lira, teksa shton se afati i vaksinave po skadon.

“Ndodhë edhe kjo, vaksina nuk kemi mjaftueshëm, termine të lira jo, ndërsa kësaj qeverie i skadon afati i vaksinave”, tha ai.

Zemaj, në kritikat drejtuar Qeverisë Kurti, tha se ka renditur Kosovën në pozitën e parë në listën e zezë për nga shkalla e rrezikshmërisë, si rezultat i numrit të infektimeve dhe të të vdekurve.

“Zvicra dhe vendet tjera mike, e bëjnë përgjegjës vendin tonë për shpërndarjen e virusit në vendin e tyre. Kjo Qeveri, Kosovën e renditi në pozitën e parë në lista të zeza për nga shkalla e rrezikshmërisë, si rezultat i numrit të të vdekurve dhe të infektuarve”, shkroi Kurti.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur të mërkurën lidhur me menaxhimin e pandemisë, teksa ka bërë të ditur se 113 mijë e 133 mijë e 234 vaksina janë hequr nga administrimi për shkak se u skadoi afati.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 vdekje dhe një mijë e 894 raste të reja me COVID-19. /Shqip.com