Lajme

Zemaj: Nëse shkojmë në izolim, Qeveria duhet të japë dorëheqje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

“Sa herë që kjo qeveri është vënë para krizave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi, ndërsa tash nëse shkojmë drejt izolimit është më mirë që qeveria të japë dorëheqje”.

Kështu ka deklaruar ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media të premten, duke shtuar se “pandemia duhet të luftohet me hapje të kontrolluar”.

“Nëse tash shkojmë direkt në izolim të proklamuar ashtu siç ka thënë qeveria, më mirë ta shpall falimentimin e saj të japë dorëheqje e të vijnë njerëz që janë kompetent të cilët kanë vullnet për të punuar”, është shprehur Zemaj para mediave.

Zemaj, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e tij është e shqetësuar për situatën me pandeminë, duke theksuar se Kosova po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me Omicron dhe grip sezonal.

E kjo sipas tij, po ndodh për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti për të menaxhuar situatën.

“I bëjmë apel Qeverisë që të merret seriozisht me pandeminë dhe parandalimin e përhapjes së gripit sezonal. Punëtorët shëndetësorë janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve. Mungesa e përkrahjes nga Qeveria edhe me medikamente sa bëhet edhe më e rënduar”.

“Ia kemi thënë Qeverisë, lufta kundër pandemisë duhet të jetë prioritet. Ky kryeministër ka besuar dhe proklamuar se me ardhjen e tij në pushtet edhe Covidi ka filluar të zhduket. Kjo qeveri u tregua e paaftë ndërsa me qytetarët e padrejtë”./SHQIP.com