Lajme

Zemaj: Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të popullzimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Që nga 1 shtatori në gjithë vendin procesi mësimorë gjendet në grevë.

Përkundër përpjekjeve nga e Qeverisë për të gjetur zgjidhje, Sindikata e Bashkuara e Arsimit nuk po pranon që greva të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

E deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë që të gjejë një zgjidhje.

“Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale pa dëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë. Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të popullzimit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo edhe:
Vazhdon greva në arsim, Qeveria dhe SBASHK-u në ngërç tash e tri javë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancë plenare të enjten më 15 shtator në ora 10:00.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Lexo edhe:
Kuvendi mban seancë të enjten, debatohet për grevën

Me kërkesë të partive opozitare, në ketë seancë përveç pikave tjera në rend dite do të jetë edhe debati parlamentar për grevën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës./Shqip.com