Lajme

Zemaj: Kurti ka mandatar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështimet e tyre

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës me theksë të veçantë në sektorin e Shëndetësisë.

Sipas Zemaj, Kurti ka mandatar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështime të tyre.

“Problemi qëndron te Qeveri Kurti sepse ai ka mandatar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështime të tyre. Problemi është që kjo Qeveri e ka marrë mandatin pa program në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.

Zemaj thotë se gjendja në të cilën gjendet shëndetësisë kosovare është shumë e rënduar.

“Paaftësia qeverisëse, kapaciteti i vogël menaxherial, implikmi në pozita kyçe të militantëve politik të cilët nuk kanë përvojë menaxheriale është treguar që gjendja në shëndetësi është shumë e rënduar”, thotë Zemaj.

Ditë më parë Kurti ka themeluar Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, ku në krye të kësij komisioni do të jetë vetë ai.

“Gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë s’mund të merret veç Ministria e Shëndetësisë me të”, është shprehur Kurti.

Ky Komision, u kritikua nga opozita, me ç’rast e konsideruan si “ministri nën hije”./Shqip.com