Zemaj kërkon shkarkimin e dënimin e personave të përfshirë në rastin e Spitalit të Pejës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.
“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”, ka thënë Zemaj.
Deputeti i LDK-së tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjës, duke e quajtur atë të vetëemëruar ministër të Shëndetësisë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar lidhur me rastin e foshnjës së vdekur e cila është futur në lavatriçe.
Nga ky spital kanë njoftuar se lidhur me rastin janë suspenduar shtatë punonjës.
“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”
Në reagim thuhet se foshnja ka lindur e vdekur në javën e 32-të të shtatëzënisë.
Lidhur më këtë ngjarje kanë nisur edhe hetimet.
Lajmin e ka konfirmuar për shqip.com, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.
“Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si prokurori kemi ndërmarrë veprime e duhura për zbardhje të rrethanave”, tha Kurmehaj.
Mehaj konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur ka ndodhur edhe ngjarja.
/Shqip.com