Lajme

Zelensky viziton Italinë

Volodymyr Zelensky/ Marrë nga CNN
Volodymyr Zelensky/ Marrë nga CNN

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po viziton Romën, Itali, ku do takohet me liderët politikë.

“Një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”, shkroi Zelensky shkroi në Twitter ndërsa zbarkoi në kryeqytetin italian.

Ai do të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni, me presidentin italian Sergio Mattarella dhe do të udhëtojë për në Vatikan më vonë të shtunën për t’u takuar me Papa Françeskun.

Një operacion i madh sigurie është mobilizuar, me mbi 1,000 policë të vendosur dhe u aktivizua një zonë ndalim-fluturimi mbi Romë.

Papa Françesku ka thënë shpesh se Vatikani është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të shtunën do të jetë hera e parë që presidenti Zelensky dhe Papa Françesku takohen që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Të dy ishin takuar në vitin 2020.

Vizita vjen pasi Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës

/Shqip.com