Lajme

Zelensky urdhëron civilët të evakuojnë rajonin e Donetsk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka urdhëruar të gjithë civilët që ende jetojnë në pjesë të rajonit lindor të Donetskut nën kontrollin ukrainas të evakuohen.

Duke folur gjatë një fjalimi natën vonë nga Kievi, Zelensky paralajmëroi për një intensifikimin e luftimeve, shkruan BBC.

“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë,” tha ai.

Rajoni ka parë përleshje të rënda mes një avancimi të ngadaltë nga forcat ruse, të cilat tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të tij.

“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë,” tha udhëheqësi ukrainas. “Ne do të përdorim të gjitha mundësitë e disponueshme për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur dhe për të kufizuar terrorin rus sa më shumë që të jetë e mundur.”

Ndërhyrja e Zelensky vjen pasi Rusia ftoi zyrtarët e OKB-së dhe Kryqit të Kuq për të hetuar vdekjen e 50 të burgosurve ukrainas të luftës (POWs) në një pjesë tjetër të rajonit të Donetsk të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Trupat u vranë në rrethana të paqarta gjatë një sulmi në një burg në Olenivka, me të dyja palët që fajësonin njëra-tjetren.