Lajme

Zelensky: Ukraina po pëson humbje të dhimbshme në Donbas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase po pëson “humbje të dhimbshme” në rajonin lindor të Donbasit dhe zona të tjera të frontit në Ukrainë.

Këtë e tha përmes një video të cilat i poston tradicionalisht mbrëmjeve.

Siç raporton BBC, ai theksoi se Ukrainës i duheshin armë moderne kundër raketave për të mbrojtur territorin e saj.

Zelensky tha gjithashtu se priste inspektime të logjistikës në ushtri mes njoftimeve se disa ushtarë ukrainas nuk kishin pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale.

Ai tha se është jetike të mbrohet Donbas, pasi kjo do të jetë çelësi për të përcaktuar se kush do të mbizotërojë në javët e ardhshme.

“Sa më shumë humbje të pësojë armiku atje, aq më pak fuqi do t’u duhet të vazhdojnë agresionin,” tha Zelensky.

Ai tha se ndërsa luftimet më të ashpra janë në Severodonetsk dhe në të gjitha qytetet dhe komunitetet pranë,

 “Humbjet, për fat të keq, janë të dhimbshme – por ne duhet të mbahemi, ky është shteti ynë”

Luftimet po vazhdojnë në Ukrainë por si duket gjendja është përkeqësuar për palën ukrainase./Shqip.com