Lajme

Zelensky: Ukraina po aplikon për anëtarësim në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se vendi i tij po aplikon “nën një procedurë të përshpejtuar” për t’u bërë anëtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ai nënshkroi kërkesën e Ukrainës së bashku me kryetarin e parlamentit Ruslan Stefanchuk dhe kryeministrin Denys Shmygal, raporton BBC.

“Është këtu, në Ukrainë, që vlerat e komunitetit tonë euro-atlantik kanë marrë energji të vërtetë jetike”, tha Zelensky në një video-mesazh të regjistruar paraprakisht.

Ai tha se “de fakto”, Ukraina kishte “përfunduar tashmë rrugën tonë” drejt NATO-s.

“Sot, Ukraina po aplikon për ta bërë atë de jure. Nën një procedurë në përputhje me rëndësinë tonë për mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë, në një procedurë të përshpejtuar”, tha ai.

Zelensky tha se ai e kuptonte se pranimi do të kërkonte konsensus të anëtarëve të NATO-s./Shqip.com