Lajme

Zelensky: Rusia po bën përpjekjet më të mëdha për të pushtuar qytetin lindor Soledar

Rusia është e fokusuar në kapjen e qytetit minerar Soledar në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën.

“Rusët,kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar.Është jashtëzakonisht e vështirë – pothuajse nuk ka mbetur asnjë mur i padëmtuar”

Zelensky thotë se “rezistenca” e njerëzve të tij kishte “fituar kohë shtesë” për Ukrainën.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asnjë jetë. Mijëra njerëz të tyre kanë humbur,e gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve dhe plagët nga goditjet. Kështu duket çmenduria”, shtoi ai.

Zelensky tha se administrata e tij po punonte për të çuar pajisjet ushtarake të premtuara nga aleatët e Ukrainës në vijën e frontit sa më shpejt të jetë e mundur, raporton CNN.

/Shqip.com